Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës Mbas katër muajsh apele për ti dhënë fashikujt, Gjykata Antikorrupsion pranoi gjatë gjykimit në themel se Erjon Veliaj duhet të njihet me aktet e SPAK.
Duke qenë se Veliaj nuk u paraqit në seancën e parë e së bashku me të as avokatët e zgjedhur prej tij, avokatja falas nga shteti ripërsëriti kërkesën për marrjen e fashikujve nga klienti që mbahet në burgun e Durrësit. Meqenëse kjo ka qenë një nga armët e gjykimit paraprak të Veliajt, i cili thotë se nuk u dëgjua para se çështja të kalonte nën shqyrtim, pritet që kjo vendimmarrje të ketë efektet edhe më pas
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, dosjet do dorëzohen nga një hetues i Byrosë kombëtare të Hetimit
Në gjykim mungonte bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa, e cila sipas avokatit është shtatzënë dhe e ka të ndaluar nga doktori të paraqitet në gjykatë. Mungonte po ashtu ish deputetja Klotilda Bushka e cila kishte marrë dijeni për procesin por nuk dëshiron të paraqitet.
Përfaqësimi i ish-deputetes nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës do të kryhet nga avokati i saj. SPAK konstaton se 30 të pandehur mes tyre edhe biznesmenë edhe Organizata jofitimprurëse tjetërsuan fondet përmes një skemë që ka sjellë përfitime të parregullta.
Ndërkohë gazetarja Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet në 24 mars.
Top Channel