Java e 28 e Serie A u mbyll me fitoren e Lazios ndaj Sassuolos. Në Olimpico skuadra e Maurizio Sarri e fitoi këtë përballje me rezultatin 2-1, një sukses që erdhi vetëm në castet e fundit.

Sarri u detyrua të heqë dorë për pjesën e mbetur të sezonit nga Provedel të dëmtuar dhe kështu i dha mundësinë e debutimit portierit 21 vjeçar Edoardo Motta, ndërkohë që Daniel Maldini iu gëzua golit të tij të parë me fanelën e Lazios.

Ish futbollisti i Atalantës e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2 duke dërguar në rrjetë me portën bosh një top të devijuar nga Idzes pas një aksioni personal të Isaksen. Sassuolo u përpoq të përgjigjej me Nzola në minutën e 27, por Motta nuk u befasua dhe në këtë mënyrë bëri pritjen e tij të parë në Serie A. Por në minutën e 35, portieri i Lazios nuk mundi të bënte dot gjë kur  Laurienté  mori një asist nga Thorstvedt për ta dërguar në rrjetë me një gjuajtje shumë të fortë për të barazuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 79 Lazio humbi një shans të shkëlqyer për të rimarrë avantazhin me Isaksen që i gjendur vetëm për vëtëm me Muric nuk e gjeti portën, ndërsa në të 83 minutë, portieri i Kosovës i mohoi golin Cancellierit. Por në minutën e 92 kur u mendua se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit, Marusic me një gjuajtje me kokë dhe duke përfituar nga një gabim i Muric shënoi golin e fitores 2-1 për Lazion që ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe i afrohet në 1 pikë pikërisht Sassuolos që mbetet me 38 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB