Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

09/03/2026 18:58

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e punës së mirëpaguar në prostitucion dhe mundësinë për të arritur Europën”.

Kështu e nis AFP artikullin për rrjetin e prostitucionit që funksionon në Shqipëri me vajza të huaja që e ushtrojnë këtë profesion të ndaluar.

Në këtë artikull, shkruhet se shumë prej tyre përfundojnë të bllokuara në qelitë e burgut shqiptar, pasi ligji i vendit parashikon deri në tre vjet burg për këdo që merret me prostitucion, nëse nuk konsiderohet viktimë e trafikut të qenieve njerëzore.

Ky fenomen nënvizon rrezikun e madh që paraqesin rrjetet kriminale dhe nevojën për ndihmë dhe mbrojtje për viktimat, përveç ndjekjes penale të autorëve të këtyre skemave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AFP News Agency (@afpnewsagency)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB