Polemikat në derbin e Madoninës/ Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

09/03/2026 17:58

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve të ekipit të arbitrimit – Doveri në fushë, Abisso në VAR dhe Di Bello si AVAR – sidomos në rastin e prekjes së topit me dorë nga Ricci.

Sipas AIA, vendimi për të mos dhënë penallti bazuar në prekjen e Ricci-t u mor për këto arsye:

Ricci ishte duke vrapuar drejt portës së tij, dhe lëvizja e krahut nuk kishte për qëllim rritjen e vëllimit të trupit për të penguar lojën e Dumfries.

Mesfushori i Milanit përpiqej të tërhiqte krahun për të shmangur përplasjen.

Krahu i Ricci-t nuk ishte jashtë forme në raport me trajektoren e topit, i cili do të godiste anën e tij një moment më vonë.

Megjithatë, episodi mbetet i diskutueshëm. Gjyqtari nuk e konsideroi penallti. Sipas mediave sportive, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport konfirmuan se nuk ishte penallti, ndërsa Tuttosport e cilësoi rastin të dyshimtë.

Autoritetet e arbitrimit nënvizojnë se nuk mund të krahasohet ky episod me prekje të tjera vendimtare, si ajo e Bisseck në minutën e 90-të në barazimin 2-2 të Interit me Lazion, ku topi preku krahun jashtë pozicionit dhe pengoi një goditje të sigurt. Në rastin e Ricci-t, sipas AIA, topi nuk u ndërpre nga lëvizja e tij, ndaj nuk kishte arsye për penallti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB