Max Verstappen do të garojë me Mercedes, por nuk po flasim për kampionatin e Formula 1. Në fakt ky nuk është një lajm i ri, por tani është zyrtar; piloti holandez do të garojë në ‘24 Orë të Nurbrunging’ me makinën Mercedes AMG GT3 EVO të skuadrës së tij.

Gara do të jetë në periudhën 14-17 maj, mes Çmimit të Madh të Miamit dhe atij të Kanadasë. Katër herë këmpioni i botës në Formula 1 do të jetë në këtë garë bashkë me 3 pilotët e tjerë Auer-Gounon-Juncadella. Një skuadër që padyshim do të tentojë fitoren bashkë me holendezin.

‘Nurburgring është një vend special. Nuk ka asnjë pistë si kjo dhe 24 Orë është një garë që ka qenë në listën time të dëshirave prej shumë kohësh, kështu që jam me të vërtetë entuziast që tani mund të marrë pjesë-ishte komenti i Max Verstappen

Në botërorin e Formula 1, Max nuk po argëtohet me dhe piloti po eksploron botë të tjera garimi. ‘Vitin e kaluar ia dola të marrë licencën time DMSB Nordschleife dhe të marr pjesë në NLS9 që e fituam-tha Verstappen-ajo përgatitje ishte shumë e çmuar sepse kemi mësuar shumë, mësime që mund t’i vëmë në zbatim në programin tonë të këtij viti në NLS2 dhe 24 Orë. Kemi një formacion të fortë me Dani, Jules e Lucas dhe një mbështetje nga Red Bull dhe bMercedes-AMG Motorsport. Tani bëhet fjalë për përgatitjet e duhura përpara eventit në mënyrë që në garë të japim maksimumin’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB