Renditja/ Ndizet lufta për titull, Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani futet në “Final 4”. Si paraqitet situata pas javës së 27-të
Një duel spektakolar që kishte çdo gjë u zhvillua në Rrogozhinë, në kuadër të javës së 27-të të Superiores, aty ku Egnatia mundi me rezultatin 4-2 Teutën.
Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë u shënua nga durrsakët në minutën e 25’ me Zogos. Rrogozhinasit reaguan dhe barazimi erdhi në minutën e 40’ nga Albanese, ndërsa në fundin e pjesës së parë, vendasit përmbysën çdo gjë me anë të Adjessas.
Në pjesën e dytë, miqtë rikthyen edhe njëherë baraspeshën, kësaj radhe me anë të Macollit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 54’.
Gjërat u përkeqësuan për durrsakët, të cilët ngelën me 10 lojtarë në minutën e 79’, pas daljes me karton të kuq të Kotobellit dhe pas një minute, vendasit kaluan për herë të dytë në avantazh me Buric.
Në fund, ishte Fernando i cili i dha goditjen e “KO” Teutës, duke siguruar tre pikët për rrogozhinasit.
Kështu Egnatia shkon në kuotën e 49 pikëve, dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Teuta qëndron në vendin e 6-të me 34 pikë.
REZULTATI:
EGNATIA 4-2 TEUTA
Albanese 40’, Adjessa 45+3’, Buric 80’, Fernando 90+3′ / Zogos 25’, Macolli (P) 54’
Top Channel