Max Verstappen ‘kalon’ te Mercedes, do të garojë në ‘24 Orë të Nurburgring’: Është një vend special
Formula 1 është një pasion për miliona persona në botë. Spektatorë e telespektatorë presin fundjavën për të shkuar në tribunat e pistave apo për t’u ngujuar para televizorëve në çdo cep të botës për të ndjekur njëvendëshet dhe pilotët e këtij kampionat.
Kështu që është e natyrshme që çdo Çmim i Madh mund të jetë një platformë e mirë imazhi për çdokënd që vendos të investojë për të reklamuar markën e tij.
Nuk është njësoj për të gjithë
Ashtu sikurse dhe pjesa më e madhe e sponsorizimeve sportive, kostoja nuk është njësoj për të gjithë. Sa më prestigjioze të jetë skuderia, aq më i lartë është çmimi për t’u paguar. Nëse zgjedh të jesh sponsor kryesor i një prej skuderive më të rëndësishme (Ferrari Scuderia HP; Oracle Red Bull Racing), kostoja vjetore shkon 90-110 milionë dollarë, për skuderi si Aston Martin apo Audi kjo kosto zbret në 70-85 milionë dollarë, ndërsa për Haas dhe Ëilliams kalohet në një shifër 20-40 milionë dollarë. Me fjalë të tjera, një propozim për të gjitha buxhetet
Edhe pozicioni ndryshon
Nëse një kompani sponsorizuese e dëshiron logon e saj të dukshme mbi makinë, çmimi për t’u paguar varet nga pozicioni dhe vizibiliteti që mund të garantohet në televizion. Në pjesën anësore, për të reklamuar një markë mund të arrihet edhe deri në 50 milionë dollarë në varësi të skuadrës që zgjidhet. Airbox mbi kokën e pilotëve kushton 6-8 milionë dollarë, në krahun e pasmë të makinës, 5-7 milionë, te hunda e makinës deri në 5 milionë ndërsa mbi Halo, kostoja është 1-2 milionë dollarë në vit
Jo vetëm makinë
Zgjedhja për të përdorur Formula 1 si investim publicitar nuk kufizohet vetëm te makinat. Pilotët dhe veshjet e tyre po bëhen gjithnjë e më shumë(sidomos falë rrjeteve sociale) një instrument komunikimi më efikas edhe se vetë garat. Vendosja e një logoje në kraharorin e një tute mund të kushtojë deri në 2 milionë dollarë në vit, 1 milionë në mëngë dhe 800 mijë në kaskë. Në epokën e komunikimeve, përshtypjet digitale vlejnë më shumë se një transmetim i drejtpërdrejtë televiziv.
Top Channel