Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës
Avokati i Popullit të Shqipërisë dhe Presidenti i Rrjetit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Avokaten e Popullit të Bashkimit Evropian, znj. Teresa Anjinho.
Takimi u fokusua në mbikëqyrjen e institucioneve, transparencën e fondeve europiane dhe përafrimin e standardeve të llogaridhënies publike.
Znj. Anjinho ka marrë drejtimin e institucionit europian pas një karriere të gjatë në jetën publike dhe legjislative. Ajo ka shërbyer më herët si deputete dhe Sekretare Shteti në Portugali, si dhe anëtare e Komitetit Mbikëqyrës të OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit). Ky profil informativ vlen si një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar: eksperienca e formuar në angazhimet e larta shtetërore shërben sot si një aset dhe garanci për të ushtruar mbikëqyrje me pavarësi dhe autoritet të plotë ndaj agjencive të BE-së.
Gjatë takimit, z Shabani theksoi: “Garantimi i standardeve të BE-së në administrimin publik, nuk është vetëm një mision për të ardhmen kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, por një detyrim për tu bërë realitet sa më parë”.
Në cilësinë e tij institucionale, Avokati i Popullit ofroi mbështetje për agjendën europiane të transparencës, duke rikonfirmuar partneritetin strategjik me Brukselin për të garantuar standardet e mirëadministrimit edhe përtej kufijve aktualë të BE-së.
Top Channel