Akuzat e Xavi Hernandez, reagon Laporta: Më dhemb që Xavi e la veten ta përdornin…
Sfida e futbollit brazilian mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro, në finalen e kampionatit Mineiro u mbyll me një sherr masiv dhe me një rekord të ri për futbollin e vendit amerikano latin, pasi arbitri dha…23 kartonë të kuq në total.
Rekordi i mëparëshëm ka qenë me 22 kartona të kuq i vendosur në vitin 1954 në ndeshjen mes Portugesa dhe Botafogo.
Në ndeshjen e zhvilluar në Belo Horizonte, sherri masiv nisi në minutat e fundit dhe shkak u bë ndërhyrja e portierit të Atletico Mineiro, Everson ndaj mesfushorit kundërshtar Christian me portierin që nuk e la me kaq dhe kapi kundërshtarin e tij dhe e hodhi në tokë.
Në këtë pikë ndërhynë edhe futbollistët e tjerë dhe situata u përshkallëzua aq shumë sa u desh edhe ndërhyrja e policisë në fushën e lojës për të qetësuar gjendjen.
CENAS LAMENTÁVEIS! Porradaria generalizada na reta final de Cruzeiro x Atlético-MG na final do Campeonato Mineiro.#futebol #atléticomg #cruzeiro #ge pic.twitter.com/GksY7u4o7s
— ge (@geglobo) March 8, 2026
Top Channel