“Duam një sinjal nga europianët”/ Rritja e çmimit të naftës, Putin: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për të stabilizuar tregun

09/03/2026 17:25

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimet e nevojshme me naftë dhe gaz, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një mbledhjeje kushtuar situatës në tregun e energjisë.

Sipas Putinit, Moska mund t’u sigurojë vendeve të BE-së furnizimet e nevojshme me energji, por për këtë nevojitet “një sinjal” nga vetë evropianët.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që do të sillnin për sektorin energjetik përpjekjet për destabilizimin e Lindjes së Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB