Atalanta këtë mesjavë do të përjetojë një mbrëmje magjike, një mbrëmje që do ta kujtojë gjithnjë me kënaqësi me skuadrën bergamaske që do të përballet me Bayernin e Mynihut në 1/8 e finaleve, një sfidë kjo që është e para mes këtyre dy skuadrave

‘Do të jetë magjike, është një ëndërr për ne të jemi në 1/8 e finaleve kundër Bayernit-tha trajneri i Atalantës, Raffaele Palladino-është një ëndërr që po jetojmë me sy hapur. Përballemi me një prej skuadrave më të mira në botë, skuadrën më në formë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës. Duam ta shijojmë këtë mbrëmje. Pres një ndeshje shumë të vështirë, është një skuadër e fortë, e plotësuar në të gjitha repartet. Pres një ndeshje shumë të bukura, mezi pres të shoh futbollistët e mi në fushë, duhet kurajo dhe vëmendje për detajet. Bayerni niset favorit, ka më shumë eksperiencë, por gjithçka është e mundur, nuk duam të vendosim kufij. Duam të përballemi sepse është një motiv për t’u rritur më shumë’

Pavarësisht se kush do të luajë ndaj bavarezëve, Palladinos i interesojnë të tjera çështje

‘Mentalitet dhe personalitet-vijon trajneri i Atalantës-djemtë e mi gjithnjë kanë treguar se në vështirësi dalin në pah, kështu që jam i qetë. Kemi pak shanse? Atëherë dhe ato pak shanse që kemi t’i bëjmë të kenë vlerë përballë publikut tonë. Djemtë janë kompetitivë dhe e dinë që unë nuk i dhuroj asgjë askujt. Do të luajë ai që meriton’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB