Gjermani, edhe kjo nuk ishte parë/ Tifozi hyn në fushë dhe stakon prizën e sistemit VAR(VIDEO)
Joan Laporta që është në garë për postin e presidentit të Barcelonës në zgjedhjet e 15 marsit ka reaguar pas intervistës që Xavi Hernandez dha për të përditshmen katalanase ‘La Vanguardia’.
Në një deklaratë për median spanjolle, Laporta shprehu keqardhjen për akuzat e bëra nga Xavi Hernandez.
‘Kur je president i një klubi duhet të marrësh vendime shumë të vështira dhe mua m’u desh të marr një vendim të vështirë-tha Laporta-me Xavin po vazhdonim të humbisnim dhe me Flick nisëm të fitonim. Me të njëjtët futbollistë Xavi humbiste dhe Flick fitonte’
Më pas Laporta e vijoi kundërpërgjigjen ndaj legjendës së Barcelonës.
‘Më dhemb që e kanë përdorur për të më dëmtuar mua dhe ka sulmuar një njeri të besuar timin-shtoi Laporta-më vjen keq sepse Alejandro Echevarría dhe Rafa Yuste kanë qenë ata që e kanë mbrojtur më shumë’
Më pas kandidati për president i Barcelonës bëri edhe një paralajmërim
‘Pas të gjithë kësaj, është përdorimi të figurës së Xavit, e kuptoj që është Victor Font që kërkon të shpifë për njerëzit pas kompjuterit, ashtu sic merr avantazhin se ka një partner që shpërndan gënjeshtra dhe falsitete. Është një stil që nuk më pëlqen ashtu siç nuk i pëlqen barcelonizmit-tha Joan Laporta.
Top Channel