‘Çfarë kënaqësie që të takova, mister’/ Wanda Nara rigjen ‘armikun’ Spalletti në kohët e Interit
Hernan Crespo nuk është më trajneri i Sao Paulos. Argjentinasi mbylli eksperiencën e tij të dytë me skuadrën kampione të Sao Paulos pas eliminimit në gjysmëfinale të kampionatit të këtij shteti kundër Palmeirasit.
Vetë klubi bëri të ditur largimin e Crespos dhe stafit të tij teknik nga pankina e skuadrës. Kampion i Shtetit të Sao Paulos në 2021, Hernan Crespo e nisi aventurën e tij të dytë në MorumBIS në korrik të vitit 2025. Që nga ai moment ai ka drejtuar skuadrën në 46 ndeshje me një bilanc prej 21 fitoresh, 7 barazimesh dhe 18 humbjesh, në total Crespo e ka drejtuar Sao Paulon në 99 ndeshje me 45 fitore, 26 barazimi dhe 28 humbje
Sipas zërave që vijnë nga Brazili, Crespo më shumë se për rezultatet, u shkarkua për disa zgjedhje të tij që nuk i pëlqenin klubet. Një prej arsyeve kryesore është programi i stërvitjes në ditët e fundit; drejtuesit e klubit nuk e miratuan aspak që Crespo iu dha futbollistëve të tij 3 ditë pushimë pas eliminimit në kampionatin Paulist. Për më tepër edhe kohëzgjatja e stërvitjeve përfundoi në shënjestrën e drejtuesve. Seanca e së enjtes së kaluar, e fundit e drejtuar nga Crespo zgjati më pak se një orë.
Top Channel