Qazim Laçi rikthehet te goli në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij Rizaspor ndaj Antalayspor e fituar me rezultatin 1-0. Ishte pikërisht goli i shënuar nga Laçi me 11 metërsh që i dha fitoren skuadrës së tij.

Gjithçka ndodhi që në minutën e 10 të ndeshjes kur Qazim Laçi shkoi tek pika e bardhë e penalltisë e fituar nga skuadra e tij duke e dërguar topin në rrjetë.

Për Qazim Laçin ky i shënuar ndaj Antalyaspor është goli i tij i 4-t në këtë sezon në 28 ndeshje të luajtura deri tani, ndërkohë që mesfushori ka dhënë edhe 3 asiste.

Rizespor pas fitoret me Antalyaspor ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Antalyaspor mbetet me 24 pikë në vendin e 13 të klasifikimit.

Shiko këtu golin e Laçit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB