Në fazën e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve e këtij sezoni ka rezervuar sfidën mes Realit të Madridit dhe Manchester City, një duel që në një hark kohor shumë të shkurtër është kthyer në një klasike të futbollit evropian për faktin se kohët e fundit këto dy skuadra janë përballur shpesh mes tyre.

Më konkretisht, me sfidat e 1/8 të finaleve , Reali i Madridit dhe Manchester City do ta çojnë në 17 numrin e sfidave mes tyre që nga 2012 kur janë përballur për herë të parë dhe do të shndërrohet në duelin e tretë më të përsëritur në historinë e Ligës së Kampioneve së bashku me duelin Milan-Barcelona.

Në listën e përballjeve më të përsëritura në historinë e Ligës së Kampioneve janë edhe duele të tjera epike si Real Madrid-Juventus me 22 përballje apo klasikja e madhe e futbollit evropian, Real Madrid-Bayern Mynih me plot 28 sfida mes tyre. 

Duke u kthyer te Real Madrid-Barcelona, bilanci flet për një ekuilibër total mes tyre në 15 ndeshjet e zhvilluara deri tani me 5 fitore të Realit, 5 të Manchester City dhe 5 ndeshje janë mbyllur në barazim me Pep Guardiolën dhe Alvaro Arbeloa që do të tentojnë të prishin këtë ekuilibër perfekt

Sfidat më të përsëritura në historinë e Ligës së Kampioneve

Real Madrid-Bayern Mynih   28 ndeshje

Real Madrid-Juventus            22 ndeshje

Real Madrid-Manchester City  17 ndeshje

Milan-Barcelona                    17 ndeshje

Real Madrid-Milan                16 ndeshje

Real Madrid-B.Dortmund     16 ndeshje

Barcelona-Chelsea                16 ndeshje

Barcelona-Bayern Mynih     15 ndeshje

Bayern Mynih-Milan            15 ndeshje

Barcelona-Inter                    15 ndeshje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB