“Mbaron pas Selinës”/ Prishet aleanca mes Mirit dhe Rogertit, Arbër Hajdari: As Juela nuk të do, të la të dilje nga shtëpia

08/03/2026 00:28

Që pas daljes dhe rifutjes së Rogertit në Big Brother, aleanca mes tij dhe Mirit është krisur.

Nga ana tjetër, opinionisti Arbër Hajdari tha se as Juela nuk është në krah të Rogertit, pasi e lejoi atë të dilte jashtë shtëpisë.

Pjesë nga diskutimi:

Rogerti: Mos bëj viktimën para shqiptarëve, mezi ke pritur të dal unë nga dera, se jam konkurrent i fortë. Ti mezi pret që të dal unë.

Miri: Pse u preke, o burrë?

Rogerti: Unë lë kokën për ty si njeri, por jo në lojë. Viktimën nuk e dua unë.

Miri: Unë e tregova shumë mirë dhe i qëndroj atyre fjalëve. Ka 10 ditë që po përmendet fjala “besëprerë”. Kur jemi bashkë kundër disa konkurrentëve, jemi bashkë dhe e mbaj derisa të dal. Për Rogertin, bën provokime gjithë ditën që unë do bashkohem me Selin. A mos do ti të bashkohesh me Selin?

Rogerti: Kjo pritet për t’u parë, për momentin kam Juelën.

Arbër: Ti (Juela) dhe Miri as nuk lëvizët për Rogertin. Nëse e do njëri brenda shtëpisë, del dhe e ndalon. Miri dhe Juela nuk e kanë në listë Rogertin.

Juela: Unë e kam në listë Rogertin.

Arbër: Ti, Miri, e ke frikë Rogertin, ai po bën betejat e veta.
Rogerti: Miri mbaron pas Selinës, janë mix këta. Ti, Arbër, do të na përçash mua me Juelën.

Arbër: Nuk të duan, se po të donin nuk do të linin të ikje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB