Lionel Messi arrin në 899 gola në karrierë, Inter Miami fiton 2-1 ndaj DC United(VIDEO)

08/03/2026 12:55

Lionel Messi i afrohet gjithnjë e më shumë kuotës së 900 golave të shënuar në karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist në fitoren e Inter Miamit ndaj DC United me rezultatin 2-1 duke shënuar golin e dytë të skuadrës nga Florida në këtë përballje dhe të 899 në karrierën e tij.

Kapiteni i Inter Miamit, shfrytëzoi pasim të bashkëkombasit të tij, Mateo Silvetti në minutën e 27 dhe duke e kaluar topin mbi portierin Sean Johnson për ta dërguar më pas në rrjetë. Tashmë në moshën 38 vjeçare, Lionel Messi ka arritur në kuotën e 80 golave me Inter Miami në të gjitha kompeticionet.

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat ndaj Orlando City dhe DC United, tani Inter Miami do të përqendrohet në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Kupës së Kampioneve të CONCACAF ku të mërkurën do të luajë në transfertën me Nashville SC,  një ndeshje ku Lionel Messi mund të shënojë golin e tij të 900.

Shiko këtu golin e Lionel Messit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB