Kupa e Skocisë/ Bajrami shënon në serinë e penalltive në Rangers-Celtic, por sfida përfundon mes kaosit për shkak të tifozëve(VIDEO)

08/03/2026 19:08

Sfida mes Glasgow Rangers dhe Celtic është një nga përballjet me rivalitetin më të zjarrtë mes tifozerive të këtyre dy skuadrave historike në futbollin skocez. Fati deshi që këtë të dielë këto dy skuadra të përballen mes tyre në çerekfinale të Kupës së Skocisë, një sfidë që u fitua nga nga Celtic 4-2 pas gjuajtjes së penalltive.

Për Glasgow Rangers, Nedim Bajrami e ekzekutoi saktë penalltinë e tij, por që për fat të keq nuk i shërbeu Rangers pasi në gjysmëfinale kaloi Celtic. Por kjo përballje nuk kaloi pa pasur momente kaosi.

Në përfundim të sfidës, tifozët e Celtic pushtuan fushën për të festuar kualifikimin me skuadrën e tyre teksa u panë që hodhën edhe flakadanë, ndërkohë që edhe tifozët e Rangers reaguan dhe me kapucë në kokë ata zbritën gjithashtu në fushën e lojës, por ndërhyrja e policisë dhe punonjësve të sigurisë së stadiumit riktheu qetësinë

Theksojme se në këtë sfidë ishin të pranishëm 7500 tifozë të Celtic që kishin shkuar të shoqëronin skuadrën e tyre në transfertë, gjë që nuk ndodhte që nga 2018.

Ndërkaq pas kësaj ngjarjeje ka reaguar Federata Skoceze e futbollit që nëpërmjet një komunikate bëri të ditue se dënonte sjelljen e tifozëve që hynë në fushën e lojës dhe se një hetim për këtë ngjarje do të nisë menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB