Nazmi Gripshi ka lënë gjurmën e tij të parë në kampionatin rus ku është transferuar vetëm para pak javësh. Futbollisti i kombëtares shqiptare mori rolin e protagonistit në ndeshjen mes Rubin Kazan dhe Krasnodar e vlefshme për javën e 20 të Premier League Ruse.

Gripshi ishte një prej autorëve të golave për Rubin Kazan që në fund e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.

Futbollisti kuqezi në fakt zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshjeje teksa në minutën e 24 shënoi me një gjuajtje me klas pas driblimit të një prej mbrojtësve kundërshtarë.

Futbollisti e festoi golin e tij të parë me Rubin Kazan në mënyrë të veçantë duke bërë të ditur lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhet baba.

Shiko këtu golin e Gripshit

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB