Është vetëm 18 vjeç, por ka 50 gola të shënuar, Lamine Yamal shënjestron një tjetër rekord historik

08/03/2026 11:37

Me supergolin e shënuar në San Mames që i dha fitoren Barcelonës ndaj Athletic Bilbao, Lamine Yamal konfirmon se ky është sezoni më goleador i tij deri në këtë moment me 19 gola të shënuar në 36 ndeshje duke kaluar kështu sezonin 2023-24 kur shënoi 18 gola në 55 ndeshje.

Por jo vetëm kaq, të dhëna të tjera të publikuar në median spanjolle flasin për 50 gola të shënuara në total në karrierë nga Yamal, 44 me Barcelonan dhe 6 me përfaqësuen spanjolle dhe e gjithë kjo me futbollistin që është vetëm 18 vjeç e 237 ditë. Për të kuptuar këtë magnitudë të arritjes së Yamal, mjafton të shohësh të dhënat e Messit dhe Ronaldos me argjentinasin që arriti në kuotën e 50 golabe në moshën 20 vjeç e 315 ditë, ndërsa portugezi në moshën 21 vjeç e 297 ditë.

Por statistikat që kalon talenti i Barcelonës dita ditës nuk mund të mbeten me kaq. Në fakt Yamal mund të thyejë shpejt një rekord historik, atë të numrit të golave të shënuar në një kompeticion përpara moshës 19 vjeçare. Aktualisht këtë rekord e mban Raul Gonzales që në sezonin 1995/96 arriti në 19 gola në La Liga përpara se festonte 19 vjetorin e tij. Yamal në kampionat në këtë sezon ka arritur në 14 gola të shënuar dhe ka edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit për të thyer rekordin e legjendës së Realit të Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB