Spalletti përqafon sërish Vlahovic dhe Juventus punon për rinovimin me sulmuesin serb
Në ditën e Derbit të Madonninës rishfaqet Wesley Sneijder i cili është rikthyer në fushën e lojës 7 vjet pas tërheqjes së tij nga futbolli dhe pas pjesëmarrjes në një reality show të zhvilluar në Holandë për të’u kthyer në formën e tij.
Sneijder u kthye në fushë në ndeshjet e divizionit të katërt me fanelen e OSM’75 dhe mesa duket e gjithë kjo i ka bërë mirë.
‘Po shijoj momentin-tha Sneijder pas ndeshjes-është diçka e mrekullueshme të luash përsëri, një argëtim i vërtetë. Por të kthehem në San Siro, jo nuk jam gati’
Sneijder tregoi më pas në mënyrë të detajuar për aventurën e tij në një reality shoë që sipas tij e ndihmoi të bjerë në peshë.
‘Përpara se të merrja pjesë në ‘Football Island’ humba peshë falë një show me titull Nog Eén Keer Fit, ‘Sërish në formë’-tregon holandezi-më dha një rrugëtim të strukturuar dobësimi dhe motivimin e duhur. Ishte një rrugë e gjatë, por e dija se mund të përmirësohesha. Kthimi në fushë për disa minuta ishte një gëzim për të gjithë familjen; në OSM’75 në Maarssen në provincën e Utrecht, vëllai im Jeffrey është zv/trajner, ndërsa vëllai tjetër i imi, Rodney është lojtar, mungoja vetëm unë’
Top Channel