Restaurohet karakolli i Çajupit, monumenti historik në Zagori rikthehet për turizmin kulturor
Vallja e ngjalës “dhe “Vallja dyshe Myzeqare”, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale.
Pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjes këto dy valle arritën të marrin këtë status që i hap rrugën aplikimit për në UNESCO.
Dhënia e këtij statusi është bërë nga një grup punë në ministrinë e kulturës dhe turizmit, duke i bërë këto valle të përjetësuara në historinë e kulturës tradicionale shqiptare.
Nga dëshmitë e deritanishme vallja e ngjalës dhe dyshja myzeqare janë krijime që lindën brenda një komuniteti dhe janë luajtur tradicionalisht nëpër festa të ndryshme.
Dy vallet, ajo e ngjalës dhe dyshja myzeqare, datojnë që nga periudha arbëreshe dhe ilire dhe për këtë qëllim mbeten një pasuri e vyer kombëtare.
Ato kanë rrënjë të qarta historike dhe janë transmetuar nga brezi në brez.
Top Channel