Atalanta i falet Gianluca Scamacca në ndeshjen e javës së 28 të Serie A me Udinese. Në Neë Balance Stadium sfida mes bergamaskëve dhe friulanëve u mbyll me barazimin 2-2 me Udinesen që pa t’i shkonte dëm avantazhi 2-0.

Ishte një ndeshje fizike dhe me ritme të larta në pjesën e parë me Atalantën që bëri më shumë gabime teknike sec duhej. Udinese u mbajt mirë në fushën e lojës dhe në minutën e 39 zhbllokoi rezultatin me Kristensen që shënoi pas një një goditje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Zaniolo. Në pjesën e dytë, Udinese shënoi edhe golin e dytë me Davis  duke marrë kështu avantazhin e dyfishtë në rezultat.

Në kampin e Atalantës, Palladino reagoi duke hedhur në fushë Zaleëski e Krstovic dhe në minutën e 75 krosimi i ish futbollistit të Interit e Romës gjeti Scamacca me këtë të fundit që me një gjuajtje me kokë shkurtoi diferencën në 2-1, ndërkohë që 4 minuta më vonë po ky futbollist plotësoi dygolëshin duke barazuar shifrat në 2-2 që mbetën të tilla deri në fund me Atalantën që shkon në 46 pikë, 5 më pak se Como, ndërsa Udinese ngjitet në 36 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB