LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për katër të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban, Trump: S’kemi nevojë për Starmer

08/03/2026 08:35

Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa konflikti mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael ka hyrë në javën e dytë.

Përplasjet ushtarake janë zgjeruar në disa vende të rajonit, përfshirë Libanin dhe shtetet e Gjirit, duke shkaktuar viktima dhe tensione të mëdha në gjithë zonën.

Në Liban, përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar. Sipas raportimeve të fundit, të paktën tre ushtarë janë plagosur, ndërsa sulmet ajrore izraelite kanë goditur disa zona në jug të vendit dhe në periferi të Bejrutit.

08:35   Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për katër të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

 

22:43 “Nuk na duhet ndihma pasi të fitojmë luftën”/ Trump i ashpër me Starmer: S’kemi më nevojë për transportuesit e avionëve

Lufta në Lindjen e Mesme po thellon përplasjet mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pas lajmit se Britania e Madhe do të dërgojë avionë në Lindjen e Mesme, pas intensifikimit të sulmeve. Ai shënjestron kryeministrin Starmer, duke thënë se nuk ka nevojë për ndihmën e tij, pasi e ka fituar luftën.

21:33 294 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur në Liban, ministri i Shëndetësisë: Situata është dramatike

Sulmet izraelite në Liban këtë javë kanë shkaktuar deri tani 294 të vdekur dhe 1023 të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

20:46 Një person vritet nga raketa në Dubai/ Britania e Madhe do të nisë fluturimet me çarter për shtetasit britanikë që ndodhen atje

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës së ardhshme për shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni, duke u bazuar në situatën aktuale në terren.

19:51 Del video, momenti kur droni iranian godet pranë Aeroportit të Dubait

Një dron është rrëzuar shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve.

19:38 U vendos Udhëheqës Suprem në Iran, media izraelite: Plagoset djali i Khameneit, por është ende gjallë

Autoritetet izraelite besojnë se Mojtaba Khamenei, një nga djemtë e udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili zëvendësoi të atin si udhëheqësi i ri suprem, është plagosur, por ende gjallë raporton Times of Israel .

19:04 Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe i drejtohet popullit: Ju premtoj se do t’ju mbrojmë

Në një situatë të tensionuar në Lindjen e Mesme që ka përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti Mohamed Bin Zayed i është drejtuar popullit dhe të gjithë atyre që ndodhen në Emirate më një mesazh.

17:43 Parashutistët izraelitë përleshën me Hezbollah në Liban, 15 të vrarë

Në Nabi al Shid, në Liban një kompani parashutistësh izraelitë u përleshën me grupin e Hezbollahut.

17:15 Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane po arrin rezultate të mëdha në operacionet kundër Iranit, duke pretenduar se 42 anije të marinës iraniane janë shkatërruar brenda tre ditësh.

17:12 Kundërsulmet e Iranit ndaj SHBA, Trump do të dërgojë në Lindjen e Mesme sisteme anti-dronë të testuara në Ukrainë

SHBA-të do të dërgojë në Lindjen e Mesme sisteme anti-dronë të testuara në Ukrainë, për t’iu kundërvënë sulmeve iraniane.

16:30 “Një përparim i jashtëzakonshëm’, deklarata e Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

Presidenti Donald Trump deklaroi se lufta kundër Iran “po shkon shumë mirë” dhe se është arritur “përparim i jashtëzakonshëm”.

14:28 Izraeli paralajmëron Libanin: Do të paguani “çmim të lartë” nëse vazhdojnë sulmet e Hezbollahut

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se Libani do të paguajë një “çmim shumë të lartë” nëse Hezbollahu vazhdon sulmet ndaj Izraelit.

13:48 Ngushtica e Hormuzit, autoritetet iraniane: Do të mbetet e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Iran ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim, por ka paralajmëruar se anijet amerikane dhe izraelite mund të jenë objektiv i ushtrisë iraniane.

13:18 “Humbësi i Lindjes së Mesme”, Trump paralajmëron përshkallëzim të luftës: Irani do të goditet shumë rëndë sot

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sinjalizoi një përshkallëzim të luftës kundër Iranit, duke paralajmëruar se vendi do të goditet “shumë rëndë” gjatë ditës së sotme.

12:43 Tensionet në Lindjen e Mesme, mediat ndërkombëtare: Trump ka shprehur interes serioz për dërgimin e trupave tokësore në Iran

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Donald Trump ka shprehur “interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore në Iran. Media raportojnë se Trump e ka diskutuar këtë ide në takime private me këshilltarë dhe zyrtarë republikanë. Sipas tyre, kjo është pjesë e një vizioni të mundshëm pas luftës për Iranin.

12:30 Irani dhe Operacioni Samsoni, gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit

Mbi një mijë dronë e 200 raketa ka përdorur Irani për t’i çuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një gjendje stresi ekstrem. Presion po ushtrohet edhe mbi Bahreinin, Dohën e Riadin. Emirët kanë derdhur miliarda për Donald Trump, por nën bombardime, projektet e tyre gjigante për inteligjencën artificiale po lëkunden. Khalaf Ahmad Al-Habtoor, një milioner në Emiratet e Bashkuara, publikoi një letër ku i drejtonte disa pyetje por edhe vërejtje presidentit amerikane:

11:50 Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon edhe më shumë përshkallëzimin. Aeroporti Mehrabad, në kryeqytetin iranian, është përfshirë nga flakët pas bombardimeve izraelite në zonë. Goditjet erdhën vetëm disa orë pasi Irani kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin.

11:42 Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Arabia Saudite, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me sulme të reja me dronë dhe raketa të shtunën, edhe pse presidenti i Iranit u kërkoi falje fqinjëve në një fjalim me sa duket të regjistruar paraprakisht. Irani lëshoi raketa dhe dronë kundër objketeve ushtarake amerikane në Behrein dhe Katar.

11:31 Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait ka njoftuar rifillimin e pjesshëm të operacioneve pas një pezullimi të shkurtër. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, autoritetet e aeroportit bënë të ditur se disa fluturime kanë rifilluar të operojnë nga Dubai International Airport (DXB) dhe nga Al Maktoum International Airport (DWC).

11:10 Mision “i heshtur”, si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Rusia po i ofron Iranit të dhëna inteligjence mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, sinjali i parë ky sipas CNN i një përfshirjeje të heshtur të Moskës në konfliktin mes Republikës Islamike, SHBA-së dhe Izraelit.

10:02 Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë filluar “një valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës së Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran dhe Isfahan, ku ndodhen objekte kritike për programin bërthamor të vendit.

09:45 Konflikti në Lindjen e Mesme, supermodelja e njohur në mbështetje të Iranit: E ardhmja i përket atyre…

Supermodelja e njohur, Bella Hadid ka shprehur solidaritet me popullin e Iranit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj sulmeve të fundit dhe situatës së tensionuar në vend. Ajo tha se zemra e saj është me qytetarët iranianë dhe me çdo civil që vuan pasojat e vendimeve politike dhe përshkallëzimit ushtarak.

09:22 Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, përmes një videomesazhi në televizionin shtetëror, theksoi se vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë vendet fqinje.

08:55 Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë, ndërsa ushtria iraniane vazhdon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe veprime të hakmarrjes në disa vende të Gulf.

07:54 Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare

Mbrojtja e Izraelit njofton se janë përdorur më shumë se 80 avionë luftarakë për të kryer një “valë të gjerë sulmesh” ndaj objektivave në Iran në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

07:29 Sulmet dhe tensionet në rajon, Katari rihap pjesërisht hapësirën ajrore

Katari ka njoftuar rihapjen e pjesshme të hapësirës së tij ajrore për herë të parë që nga nisja e luftës një javë më parë, duke lejuar vetëm një numër të kufizuar fluturimesh.

07:13 Sulmet në Liban, Forca Paqeruajtëse e OKB: Tre ushtarët tanë u plagosën rëndë gjatë shpërthimeve

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi se tre ushtarë të saj u plagosën gjatë shpërthimeve në Liban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB