Lamtumirë Georg Koch! Ish portieri gjerman ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

07/03/2026 13:00

Bota e futbollit trishtohet për Georg Koch. Ish portieri gjerman, protagonist në Bundesligën austriake dhe arenën evropiane me skuadrat e PSV Eindhoven, Rapidin e Vjenës dhe Dinamon e Zagrebit, ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare pas një beteje kundër tumorit në pankreas.

Karriera e tij është shenjuar nga një talent i kristaltë si dhe nga një episod dramatik që ia ndërpreu rritjen profesionale në 2009; një kapsollë shpërtheu pranë veshit të tij gjatë derbit të Vienës që i shkaktoi dëme të pariparueshme në dëgjim dhe ekuilibër.

‘Sëmundja nuk mund të kurohet dhe unë do të vdes’-kishte deklaruar Koch me dignitet në 2024 kur u diagnostikua me tumor në pankreas-por Zoti nuk e ka vendosur akoma se kur do të më marrë’

Ndarja nga jeta e Koch i ka tronditur shumë kolegët e tij, mes të cilëve ishte edhe një legjendë e futbollit gjerman, Jens Lehmann: ‘Një ditë e trishtë, u largua shumë shpejt. Shpesh luanim kundër njëri-tjetrit dhe ishte thuajse gjithnjë më i zoti se unë-është shprehur Jens Lehman për Georg Koch

Top Channel

DIGITALB DIGITALB