Richard Grenell bëri thirrje për rikthimin në politikë të ush presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, thotë se Thaci mund të marrë postin e kryeministrit në të ardhmen. Komentet e tij vijnë në kohën kur Kosova përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit, hap ky të cilin, Grenell e priti me gëzim, cka u pa qarte edhe ne postimin e tij në rrjetin social X.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”, u shpreh Grenell.

Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm.Procesi gjyqësor ndaj tij po shkon aktualisht drejt përfundimit.

Komentet e Grenellit vijnë në një moment tensioni politik në Kosovë, pasi vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit. Richard Grenell ka qenë i përfshirë edhe më herët në zhvillimet politike që lidhen me Kosovën. Nëntorin e  vitit 2019, ai u emërua nga Trump, asokohe në mandatin e parë, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2020, gjatë atij mandati, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike-të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit- e cila megjithatë nuk u zbatua kurrë në tërësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB