Një debat i ashpër ka ndodhur në prime e kësaj të shtune mes Selin, Mirit, Rogert dhe Juelës.

Sipas Juelës, Selin ka ndjenja për Mirin dhe se dasma e saj me Gimbon ishte thjesht në funksion të lojës.

Rogerti: Kjo histori dashurie Selin-Gimbo nuk ekziston dhe po luan lojën, edhe pse s’jen të zotë. Selin nuk do ta shohë Gimbon me sy të ballit dhe për shkak të lojës e përqafon që ta shtyjë deri në finale. Ti në këtë lojë nuk mund të ecësh pa Mirin, ti në dasëm i pate sytë te Miri, jo te Gimbo.

Julela: Selin e ka përdorur, Gimbo mund ta pëlqejë, kjo vajzë do të gënjejë publikun shqiptar por ka ndjenja për Mirin edhe mund të jetë e dashuruar. Pse e ke përdorur ti Gimbon për të ftuar Mirin? Miri është një burrë i martuar dhe kjo mund ta ketë të vështirë ta pranojë.

Selin: Më vjen shum keq që jepet  një klip i bukur dhe del një klip tjetër që është kështu si e pamë. Sa për pjesën e Juelës, më vjen shumë keq që është mosmirënjohëse. Edhe te festa e beqarisë i kam thënë hajde, bëhu gati që mos të ndihej vetëm.

Julela: Nuk të lejoj unë ty të gënjesh.

Selin: Juela duhet të ishte mirënjohëse për ftesën, se nuk e meritonte, ajo ka zgjuar përball meje që të thotë akuza më të rënda. Unë jam një vajzë beqare dhe nuk dua të jem e treta në një marrëdhënie. Miri nuk ka qenë kurrë pro kësaj dashurie dhe pas kësaj mund të kishte ardhur të thoshte urime

Miri: Kam dal unë jam ai që jam xheloz dhe e kuptuat të gjithë që janë pamje, edhe si akuzohem unë, do akuzohet edhe ti, edhe më vjen shumë mirë që e dhatë të vërtetën në të dyja krahët, unë s’kam qenë i njëanshëm.

Selin: Nuk kam qenë unë ajo që i kam thënë “mos rri me njeri”.

Miri: Dili përzot filmimeve.

Selin: Nuk luan dot ti me fytyrën time, e kuptoj që je manipulues.

Miri: Tani doli që më ka ftuar Selin, jo Gimbo. Unë e kam respektuar dasmën në mënyrë absolute, jam munduar ta mbaj Rogertin që mos ta prishte festën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB