Ivan Gennaro Gattuso merr lajme të këqija teksa afrojnë ndeshjet e playoffit të Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Trajneri i përfaqësueses italiane do të duhet të bëjë pa Riccardo Calafiori që e mbylli përpara kohe ndeshjen e Kupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Mansfield e fituar nga Topçinjtë 2-1

Calafiori u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 76 për një problem në këmbën e djathtë dhe në orët në vazhdim do të mësohet më shumë rreth gjendjes së tij.

Kombëtarja italiane në fazën e playoffit të Botërorit do të luajë me Irlandën e Veriut në 26 mars dhe nëse Të Kaltrit do të mund të fitojnë këtë përballje do të luajnë në finale me fituesen e çifit tjetër Bosnje Hercegovine-Uells, që do të jetë në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB