Pas ditësh shumë të vështira në Katar, ku forcat e armatosura në vend interceptuan raketa dhe dronë të lëshuar, duket se po shihet dritë në fund të tunelit pak nga pak dhe duket se rikthehen edhe shpresat për zhvillimin normal të Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës, e programuar të luhet pas 20 ditësh.

Irani bëri të ditur se do të pezullojë bombardimet kundër vendeve fqinjës(edhe pse Garda Revolucionare më pas foli për më shumë sulme), duke rritur optimizmin në Katar dhe reagimet e para kanë qenë pozitive. Hapësira ajore u hap pjesërisht mëngjesin e kësaj të shtune, për fluturimet e riatdhetësimit të të huajve të bllokuar në vend.

Në orët në vazhdim pritet të hapet hapësira ajrore edhe për pjesën tjetër të fluturimeve komerciale. Një tjetër shenjë që përforcon tezën se ka akoma shanse që Finalissima të zhvillohet në Katar ashtu sic ishte vendosur, është fakti që aktivitetet futbollistike në vend do të rikthehen. Që nga dita e enjte, do të rinisin të gjitha ndeshjet që u pezulluan për një kohë të pacaktuar pas sulmeve të SHBA në Iran dhe përgjigjes së këtij të fundit duke sulmuar rajonin.

Afati për më tepër, duket se është brenda kufijve të vendosur nga UEFA dhe CONMEBOL për marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me stadiumin  e supersfidës Spanjë-Argjentinë. Edhe pse mund të duket se nuk mund të merret në konsideratë mbajtja e kësaj sfidë në Doha, sic ishte vendosur para konfliktit, Katar duket se i ka të gjitha në kartat në rregull për diçka të tillë. Në lojë janë shumë para’ dhe rikuperimi në dukje i normalitetit në vend, detyron respektimin e kontratave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB