Lamtumirë Georg Koch! Ish portieri gjerman ndërron jetë në moshën 54 vjeçare
Mbrëmjen e së dielës sytë e të gjithë botës do të jenë nga San Siro për Derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, një ndeshje që mund të mbyllë praktikisht çështjen e titullit me zikaltrit që në rast fitoreje shkojnë 13 pikë para, ose mund ta rihapë atë.
Trajneri Massimiliano Allegri në prag të kësaj ndeshjeje e analizoi atë në konferencën e zakonshme për shtyp.
‘Derby është gjithnjë një ndeshje e veçantë, speciale dhe e bukur për t’u luajtur dhe për t’u përjetuar-tha -Allegri-do të jetë një mbrëmje e bukur sportive, ku përballë do të jenë skuadrat e dy vendeve të para. por 3 pikët vlejnë si në çdo ndeshje tjetër. Nuk do të jetë e lehtë sepse do të përballemi me një skuadër të fortë që ka barazuar vetëm 1 herë dhe ka pësuar vetëm 4 humbje. Pas ndeshjes do të shohim nëse do të jemi -10, -7 apo -13 pikë, do të arsyetojmë në fund të ndeshjes. Gara për titull hapet në rast fitoreje? Na duhen 5 fitore për të arritur në Champions League’
Objektivi kryesor për Allegrin, në fakt, vazhdon të jetë kualifikimi për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm
‘Objektivi duhet të jetë i qartë; këto 57 pikë për momentin nuk janë të mjaftueshme për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve-shtoi Allegri-skuadrat pas nesh po fitojnë pikë dhe ne na pret një kalendar i vështirë’
Përsa i përket gjendjes së futbollistëve, trajneri Allegri konfirmoi se Gimenez ende nuk është bashkuar me skuadrën.
‘Të gjithë janë mirë përveç Loftus-Cheek dhe Gabbias, ndërsa Gimenez nuk është ende me skuadrën-shtoi Allegri-Bartesaghi u stërvit dje, do të marr një vendim nëse do të luajë ai apo Estupinan, që është mirë si gjithë të tjerët. Fullkrug është më mirë, Rabiot është ndalur më shumë nga skualifikimet sesa nga pauzat’
Trajneri i Milanit komentoi edhe deklaratat e Leaos pas fitores ndaj Cremoneses.
‘Leao mbyllet në shtëpi çdo mbrëmje? Nëse e ka bërë, ka gabuar-tha Allegri-është e nevojshme të dalësh, nuk mund të mbyllesh në shtëpi sepse është derbi. Ndeshje për jetë a vdekje? Ndonjëherë u jepet shumë peshë fjalëve, po flistë në aspektin sportiv’
Së fundmi janë shtuar zërat në lidhje me të ardhmen e Allegrit larg Milanos dhe trajneri livornez kishte një përgjigje edhe për këtë çështje
‘Me Milanin kam një kontratë deri në 2027-tha Allegri-këtu jam mirë dhe kemi nisur një rrugëtim në korrik. Klubi po punon për të ardhmen e skuadrës, por përsa kohë që nuk e kemi arritur objektivin, duhet të rrimë të përqendruar te e tashmja’.
Përsa i përket Interit, Allegri nuk ka asnjë dyshim teksa i konsideriu zikaktrit e drejtuar nga Cristian Chivu, si skuadrën më të mirë të Serie A.
‘Inter ka në përbërje futbollistë me shumë eksperiencë, teknikë dhe fizikë-tha trajneri kuqezi-ka gjetur një futbollist të ri shumë të mirë si Pio Esposito. Në këtë moment është skuadra më e mirë e kampionatit’.
Në këtë ndeshje derbi, në stadium do të jetë i pranishëm edhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale.
‘Është një kënaqësi prania e tij, e dyta në muajin e fundit-tha Massimiliano Allegri-pronarët kanë interes të ndërtojnë një Milan të rëndësishëm dhe ne jemi të kënaqur për këtë’.
Top Channel