Rishfaqet Wesley Sneijder, holandezi kthehet në fushë 7 vjet pas tërheqjes: Kam humbur peshë.
Fisnik Asllani po shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë sezon në Bundesligën gjermane ku aktivizohet në radhët e Hoffenheim.
Kjo u pa edhe në ndeshjen e kësaj të shtune në transfertën me Heidenheim ku Asllani la gjurmën e tij me një asist dhe më pas me një gol të shënuar.
Në minutën e 26, Asllani dha një asist me thembër te Aleksandër Prass që me një gjuajtje në hyrje të zonës i dha avantazhin skuadrës së Hoffenheim. Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e tij personal duke cuar shifrat në 3-0 për Hoffenheim.
Me asistin dhe golin të regjistruara në ndeshjen e kësaj të shtune, Fisnik Asllani e çon bilancin personal në 8 gola dhe 5 asiste në këtë sezon duke dhënë një kontribut në rezultatet e shkëlqyera të Hoffenheimit që pozicionohet në vendin e tretë të klasifikimit me 49 pikë.
Shiko këtu asistin e Asllanit
Shiko këtu golin e Asllanit
Top Channel