Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe shkarkimin e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ndryshe nga Balluku, Spiropali nuk shprehej se ishte e pafajshme dhe sipas Berishës nuk mori përsipër të kishte Ramën avokatin e saj mbrojtës.
“Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i Ballukut qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër.
Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë. Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë”, u shpreh Berisha.
Top Channel