“Nuk na duhet ndihma pasi të fitojmë luftën”/ Trump i ashpër me Starmer: S’kemi më nevojë për transportuesit e avionëve
Sulmet izraelite në Liban këtë javë kanë shkaktuar deri tani 294 të vdekur dhe 1023 të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
“Situata është dramatike dhe ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore”, tha kreu i ministrisë, duke dhënë bilancin e viktimave dhe të plagosurve në vend.
Sulmet kanë prekur zona të banuara dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme infrastrukturore, duke rritur frikën dhe panikun mes civilëve.
Autoritetet shëndetësore po bëjnë përpjekje për të siguruar ndihmën e nevojshme dhe për të trajtuar të plagosurit, ndërsa situata mbetet kritike në shumë qytete dhe fshatra të Libanit.
“Ne po punojmë pa pushim për të shpëtuar jetët e qytetarëve dhe për të parandaluar humbje të tjera”, shtoi ministria e Shëndetësisë.
Top Channel