UEFA ndëshkon Realin e Madridit me mbylljen e një pjesë të stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ dhe me një gjobë financiare për sjellje raciste të tifozerisë së saj në ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Sanksioni prek seksionin e tribunës jugore të impianti, një sanksion që gjithsesi është i lënë me kusht, që do të thotë se do të aplikohet nëse do të ketë një përsëritje të sjelljeve raciste nga tifozeria e Los Blancos. 

Kështu që ky sanksion nuk do të aplikohet për ndeshjen e javës së ardhshme të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Manchester City.

Në njoftimin e qeverisë që futbollit evropian theksohet gjithashtu se Real Madrid është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 15 mijë eurosh 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB