Teherani shënjestron sërish Tel Avivin, TCH siguron pamjet e momentit kur mbrojtja izraelite shkatërron 5 raketat iraniane

06/03/2026 12:00

Qytetarët e Tel Avivit e kanë nisur ditën e sotme me kaos e tension, pas një sulmi iranian.

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren raporton se kryeqyteti izraelit u shënjnestrua mëngjesin e ditës së sotme nga 5 raketa iraniane.

Siç vërehet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga TCH, raketat iraniane janë shkatërruar nga mbrojtja antiraketore e Izraelit, “Iron Dome”.

Mbetjet raketore ranë mbi kryeqytet dhe si pasojë një grua ka mbetur e plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB