Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ “Kam komunikuar për çështje të tjera puna”, zbardhen deklaratat e dëshmitarëve në seancë Kur vjen fjala tek liderët e huaj, besimin e padiskutuar të italianëve e mban kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
L`Espresso publikoi një sondazh, qëllimi i të cilit është të kuptohet se cilët nga udhëheqësit ndërkombëtarë janë më popullorët në mesin e italianëve, dhe qasja e saj ndaj Shteteve të Bashkuara i solli qeverisë spanjolle renditjen në krye të listës.
Politikat progresiste në çështjet e punës dhe emigracionit, refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake, pavarësisht kërcënimeve të Trumpit, e së fundi, pas paralajmërimeve të tjera nga Uashingtoni lidhur me bazat ushtarake në Andaluzia që u pasuan nga një mohim i prerë për t`u rreshtuar në krah të operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran, e kurorëzojnë Sanchezin si liderin ndërkombëtar që gëzon më shumë besim midis votuesve italianë.
Por në mesin e udhëheqësve që frymëzojnë më shumë italianët, është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili renditet në këtë anketim mbi Donald Trumpin, Kyriakos Mitsotakisin e Rexhep Tajip Erdoganin. Rama rezulton të gëzojë besimin e 29% të italianëve, në të njëjtin nivel me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, protagonisti pa dëshirë i luftës së agresionit rus në Ukrainë, në një kohë kur Sanchezi vetë ka marrë 51% të miratimeve.
Të fundit në klasifikim janë presidenti kinez Xi Jinping me 12%, ai rus Vladimir Putin me 10% dhe Erdogani me vetëm 8%, figura këto që rezultojnë jashtëzakonisht polarizuese për opinionin publik italian.
Sondazhi u realizua nga Youtrend me metodologjinë CAWI midis datave 27 dhe 29 janar 2026, mbi një kampion prej 1,000 të anketuarish- përfaqësues të popullsisë së rritur që banojnë në Itali, të pyetur sipas përqindjeve të gjinisë dhe moshës, të stratifikuara sipas nivelit të arsimit dhe vendbanimit.
View this post on Instagram
Top Channel