Një arbitër i divizionit të parë të futbollit rus, u arrestua për marrjen e një rryshfeti prej 2 milionë rubla(25 mijë dollarë) për të anuar ndeshjen në favor të skuadrës Khimki ndaj Alanës në vitin 2023. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë Ministria Ruse e Brendshme për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

‘Arbitri dhe ndërmjetësi i përfshurë në transferimin e kompensimit monetar u arrestuan-tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme Ruse, Irina Volk

Mësohet se policia ruse verifikoi se ndeshja e divizionit të parë rus ishte e trukuar. Në këtë histori trukimi është përfshirë bordi drejtues i Khimkit në rajonin e Moskës, me këta të fundit që vendosën të korruptonin arbitrin Andrei Fisenko në ndeshjen me Alania të zhvilluar në 20 nëntor të vitit 2023 dhe që u mbyll me fitoren e Khimkit me rezultatin 4-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB