Ja cilkat janë ekipet më të mira të të gjitha kohërave, a jeni dakord?
Tirana ka marrë një goditje të rëndë nga FIFA, e cila ka vendosur të ndalojë regjistrimin e lojtarëve të rinj për bardheblutë, që nga data 3 mars.
Zakonisht vendime të tilla lidhen me pagat e papaguara ndaj ish-lojtarëve, të cilët zgjedhin të ndjekin çështjen në rrugë ligjore. Aktualisht, dy klube të Superiores janë të bllokuar: Tirana dhe Vllaznia. Ky vendim ndodh në një moment shumë të ndjeshëm për kryeqytetasit, të cilët ndodhen në vendin e parafundit dhe po luftojnë për mbijetesën në elitë.
Megjithatë, merkato ka mbyllur dyert dhe Tirana ka siguruar lojtarët që kishte në plan të afronte. Fokusi i ekipit të Orges Shehit mbetet i gjithë në kampionat, ku të dielën bardheblutë do të presin në stadiumin “Selman Stërmasi” skuadrën e Elbasanit.
Ky bllokim nga FIFA paraqet një sfidë shtesë për Tiranën, që duhet të përballet me presionin e rezultateve dhe të ruajë pozitat e saj në garën për mbijetesë, duke u mbështetur edhe te përkrahja e tifozëve dhe përkushtimi i lojtarëve të rinj.
Top Channel