“Njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm”, Kurti pas deklaratës së Osmanit: Nuk përmendi emra, pse ju shkon mendja te unë?

06/03/2026 17:24

Kreu i LVV-së dhe kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, doli në një konferencë për mediat, ku theksoi se dekreti i Vjosa Osmanit për të shpërndarë Kuvendin, është antikushtetues.

Ndër të tjera Kurti u pyet edhe për një deklaratë të bërë më herët nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila foli për “njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm”.

Kurti tha se ajo nuk ka përmendur emra dhe nuk ka treguar kujt i referohet, e për këtë ai nuk ka një përgjigje.

“Nëse Osmani s’ka folur me emra, s’di pse ju shkon mendja tek unë. Nëse flasim për përshtypje të përgjithshme është tjetër gjë. Unë besoj se të papërgjegjshëm mbrëmë kanë qenë ata që kanë munguar”, ka deklaruar Kurti duke iu përgjigjur gazetares së Top Channel Leonita Bajrami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB