Messi dhe Inter Miami vizitojnë Shtëpinë e Bardhë si kampionë të Amerikës, marrin “leksione” për luftën në Iran nga presidenti Trump

06/03/2026 10:16

Messi dhe Inter Miami shkojnë në Shtëpinë e Bardhë si kampionë të ligës amerikane, presidenti Trump shfrytëzon momentin për të lavdëruar operacionin ushtarak në Iran

Leo Messi dhe Inter Miami, kampionët e MLS-së, ishin dje prezent në Shtëpinë e Bardhë.

Eventi i organizuar për të festuar triumfin e ekipit të Floridës u bë disi surreal kur Trump përmendi të dhëna mbi operacionin ushtarak në Iran dhe diskutoi për raketat dhe aeroplanët dhe u bëri thirrje Gardës Islamike t’i dorëzojnë.

Lojtarët dëgjojnë presidentin disa e kuptojnë e disa të tjerë dukeshin të hutuar.

Presidenti ndalet te Kuba, parashikon rënien e ishullit të Karaibeve dhe prek zgjedhjet e “vjedhura” të vitit 2020. Pastaj, pas prologut të gjatë, diskutimi zhvendoset te futbolli: “Messi apo Pelé? Messi është më i mirë, por edhe Pelé ishte i shkëlqyer…”

FOTO GALERI
1/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB