Ja cilkat janë ekipet më të mira të të gjitha kohërave, a jeni dakord?
Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa mposhti Celta Vigon me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku heroi për skuadrën merenges u bë Federico Valverde.
Në Balaidos, ishte Reali i Madridit ai që mori avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 11 shënoi me Tchouameni që shfrytëzoi një asist të Arda Guler, por Celta Vigo u kundërpërgjigj pas 14 minutave duke barazuar me Borja Iglesias pasi u shërbye saktë nga Sëedberg dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me barazimin 1-1 mes këtyre dy skuadrave.
Në pjesën e dytë Celta Vigo pati shansin më të mirë për të shënuar me Iago Aspas që u ndal nga shtylla, por në minutën e 95 Reali i Madridit shënoi me Federico Valverden me këtë të fundit që u ndihmua edhe nga një devijim i një prej lojtarëve të Celtas dhe sfida u mbyll 2-1 për Los Blancos që e çojnë në 1 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese
Top Channel