Pas ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të luajtura në mesjavë, skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e javës së 27 të kampionatit, ndeshje që do të luhen në dy ditë; të dielën dhe të hënën.

Kjo javë do të nisë ditën e diel në 8 mars me 3 ndeshje. Në ‘Adush Muça’ të Ballshit sfida mes Bylisit dhe Vorës është një përballje ku në lojë është mbijetesa në Kategorinë Superiore. Ndërsa bë ‘Selman Stërmasi’, Tirana do të presë Elbasanin me bardheblutë e Orges Shehit që do të kërkojnë të lënë pas krahëve 3 humbjet radhazi të pësuar në kampionat, ndërsa Elbasani do të kërkojë që të rigjejë suksesin pas barazimit me Bylisin. Si Bylis-Vora ashtu edhe Tirana-Elbasani do të luhen në orën 15:00. Po kështu të dielën e 8 marsit, por në orën 18:00 do të luhet sfida mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, dy skuadrave që janë në skajet e klasifikimit, vlonjatët në vendin e fundit dhe shkodranët në krye

Ditën e hënë do të luhen dy ndeshjet që do të mbyllin këtë javë të 27; Egnatia do të presë Teutën në ‘Egnatia Arena’, një përsëritje e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me skuadrën durrsake që do të tentojë të marrë revanshin për eliminimin. Ndërsa në ‘Air Albania Stadium’ është rezervuar derbi mes Dinamos dhe Partrizanit, dy skuadrave që janë në garë për një vend në fazën e ‘Final Four’ teksa janë në kuotë të barabartë pikësh, 39.

Kategoria Superiore, Java 27

Bylis-Vora                   08.03.2026, ora 15:00 “Adush Muça”

Tirana-Elbasani           08.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari-Vllaznia     08.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”

Egnatia-Teuta              09.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”

Dinamo-Partizani.       09.03.2026, ora 19:00, “Air Albania”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB