Formula 1 nis sezonin e ri 2026 me spektakël në Australi, Ferrari dominon seancën e parë, Piastri kryeson të dytën

06/03/2026 10:48

Formula 1 u kthye sot me gjithë shkëlqimin e saj në pistën ikonike të Albert Park-ut në Melbourne, duke shënuar fillimin zyrtar të sezonit 2026 një sezon i veçantë që sjell ndryshimet më të mëdha rregullatore në dekada.

Dy seancat e lira të mbajtura të premten ofruan pamjen e parë të hierarkisë së re, me Ferrari-n dhe McLaren-in si protagonistët kryesorë të ditës. Për tifozët shqiptarë edhe në këtë sezon, gjithçka ndodh në Formulën 1 mund ta ndjekin drejtpërdrejtë dhje eksskluziovisht në DigitAlb.

Era e re e Formula 1 fillon sot

Sezoni 2026 shënon një revolucion teknik për Formula 1. Rregulloret e reja parashikojnë makinat me shkurtim të konsiderueshëm të fuqisë aerodinamike dhe prezantimin e një motori hibrid të ri, ku energjia elektrike zë një peshë shumë më të madhe. Pistat do të jenë veçanërisht sfiduese për ekipet, si në rastin e Albert Park që kërkon kalibrime të ndërlikuara.

Sesioni I parë I provave të lira të sezonit 2026 u mbajt në orën 12:30 lokale dhe zgjati një orë të plotë. Charles Leclerc i vendosi kohën më të shpejtë duke lënë pas vetes shokun e skuadrës Lewis Hamilton me 0.469 sekonda. Ishte fillimi i premtuar i epokës së re Ferrari-McLaren që pritet ta dominojë kampionatin. Max Verstappen u rendit i treti me Red Bull Racing, ndërkohë që i riu Isack Hadjar shoku i ri i ekipit të kampionit aktual befasoi të gjithë me vendin e katërt.

Oscar Piastri me McLaren renditej i gjashti, por ndërkohë kampioni aktual Lando Norris u detyrua të tërhiqej herët për shkak të një problemi me kambion. Aston Martin kaloi ditën si ekipi me problemet më serioze: Fernando Alonso nuk doli asnjëherë nga garazhi për shkak të një defekti të njësisë së fuqisë, ndërkohë Lance Stroll bëri vetëm tre xhiro.

Klasifikimi FP1:

  1. Charles Leclerc (Ferrari) — 1:20.267
  2. Lewis Hamilton (Ferrari) — +0.469
  3. Max Verstappen (Red Bull) — +0.522
  4. Isack Hadjar (Red Bull) — +0.820
  5. Arvid Lindblad (Racing Bulls) — +1.046
  6. Oscar Piastri (McLaren) — +1.075
  7. George Russell (Mercedes) — +1.104
  8. Kimi Antonelli (Mercedes) — +1.109
  9. Gabriel Bortoleto (Audi) — +1.429
  10. Nico Hulkenberg (Audi) — +1.702

Tabloja ndryshoi rrënjësisht në sesionin e dytë të provave të lira, e cila nisi në orën 16:00 lokale dhe solli pamjen më realiste të renditjes para kualifikimit. Oscar Piastri e vendosi McLaren-in dy të dhjetat më shpejt se konkurrentët. Kimi Antonelli bëri gjithë Italinë krenarë duke u renditur i dyti me Mercedes, ndërkohë George Russell plotësoi treshen e parë gjithashtu me Mercedes. Ishte tablo domethënëse: tre makinat e para funksionojnë me motorin Mercedes.

Lewis Hamilton u rendit i katërti me Ferrari-n e tij të ri, ndërkohë Charles Leclerc u radhit i pesti. Max Verstappen pësoi probleme teknike që i kushtuan gati gjysmën e sasionit, por arriti gjithësesi të regjistrojë kohën e gjashtë.

Klasifikimi FP2:

  1. Oscar Piastri (McLaren) — 1:19.729
  2. Kimi Antonelli (Mercedes) — +0.200
  3. George Russell (Mercedes) — +0.200~
  4. Lewis Hamilton (Ferrari) — top 5
  5. Charles Leclerc (Ferrari) — top 5
  6. Max Verstappen (Red Bull) — sesion i shkurtuar

Mëngjesin e së shtunës në orën 6 do të startojnë provat zyrtare ku do të përcaktohet renditja e nisjes së garë që do të zhvillohet në oërn 5 të mëngjesit të së dielës. Të gjithë fundjavën e Formulës 1 të Cimit të Madh të Australisë do të keni mundësi ta ndihqni drejtpërdrejtë në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB