Goretzka-Inter, zikaltrit mund ta sigurojnë me parametra zero nga Bayerni
Bayerni i Mynihut vijon marshimin drejt titullit kampion në Bundesligën gjermane. Në Allianz Arena skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany fitoi me Borussia Moenchengladbach me rezultatin 4-1 duke marrë 3 pikët e radhës në kampionat.
Bayerni e vendosi ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Në mungesë të Harry Kane, ishte Luis Diaz ai që mori rolin e protagonistit kryesor për skuadrën bavareze me kolumbianin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 33 pas një asisti të Leon Goretzka me kampionët e Gjermanisë që morën kryesimin në rezultat në 1-0. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bayerni i Mynihut shënoi edhe golin e dytë me Konrad Laimer i cili u shërbye pikërisht nga Luis Diaz. Me rezultatin 2-0 në favor të Bayernit të Mynihut u mbyll pjesa e parë e sfidës.ù
Në fillimin e pjesës së dytë, Nicolas Jackson fitoi një 11 metërsh pas një faulli të Reitz që u ndëshkua me karton të kuq. Jamal Musiala mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe nuk gaboi duke e çuar rezultatin 3-0. Në minutën e 81 shkroi emrin e shënuesve edhe Nicolas Jackson për të plotësuar pokerin në rezultat 4-0 për Bayernin e Mynihut. Në minutën e 89, Borussia Moenchengladbach shënoi golin e nderit me Mohya pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Gjithsesi ndeshja u mbyll 4-1 për Bayernin e Mynihut që për momentin e thellon në 14 pikë diferencën me Borussia Dortmund në krye të klasifikimit.
Top Channel