Një shekull më parë, lindi në Korçë aktorja e madhe e skenës, Violeta Manusha.
Me talentin e saj të rrallë, me humorin e ngrohtë, me humanizmin e thjeshtësinë që përcillte në çdo rol, ajo krijoi personazhe që mbeten të gjalla në kujtesën e publikut ende edhe sot. Arti i saj ishte i thjeshtë në dukje, por i thellë në ndjenjë; plot jetë, fisnikëri dhe dashuri për njeriun. Në çdo interpretim, Violeta Manushi sillte një prani të veçantë, një kombinim të elegancës, spontanitetit dhe shpirtit popullor që e bëri atë të paharrueshme për breza të tërë.
Një nga rolet e saj më ikonike mbetet personazhi i Ollgës në filmin “Zonja nga qyteti”, (Milkani, 1976) një figurë që u bë pjesë e pandashme e kujtesës kulturore shqiptare dhe që vazhdon të ngjallë buzëqeshje, nostalgji dhe dashuri te publiku.
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së artistes, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit njoftojnë se po punojnë gjatë vitit 2026 që vepra dhe interpretimi i jashtëzakonshëm i Violeta Manushit të ruhen dhe të përcillen me cilësinë më të mirë për brezat e ardhshëm.
Top Channel