Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë
05/03/2026 10:00
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetin dhe njëherazi kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj lidhur me seancën plenare të së hënës.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Shehaj është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit pas kërkesës së grupit të PS.
Në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.
Top Channel