E treta, e vërteta? Reali i Madridit do të tentojë sërish të bindë Massimiliano Allegrin të transferohet në kryeqytetin spanjoll pas refuzimeve të marra në vitin 2019 dhe 2021.

Trajneri toskan ndihet mirë te Milani, është në një linjë me programet e klubit dhe drejtuesit e Milanit, jo më kot janë të kënaqur me punën e bërë prej tij. Por Reali është Real dhe është diçka njerëzore që të reflektosh për një propozim kaq të rëndësishëm, gjë që Allegri do ta bëjë në fund të sezonit.

Çfarë i kërkon Allegri, Realit të Madridit. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, trajneri kuqezi në mënyrë informale ka vënë dy kushte të detyrueshme nëse do të thellohen bisedimet me Florentino Perez. Kushti i parë ka të bëjë me Luka Modric me të cilin është lidhur menjëherë dhe që do ta merrte me vete në Madrid, jo si futbollist por si bashkëpunëtor në stafin e tij teknik; një figurë e rëndësishme që do të ishte një urë lidhëse mes të kaluarës dhe të tashmes.

Faktori Rabiot. Pastaj është Adrien Rabiot, futbollistin me të cilin ai ka punuar edhe te Juventusi dhe që e kërkoi me ngulm edhe te Milani verën e kaluar. Edhe pse në këtë pikë mbetet të kuptohet se ku do të vendoste Allegri, mesfushorin francez në një repart që ka në radhë të tij emra të tillë si Bellingham, Valverde, Tchouameni, Guler dhe Camavinga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB