Propozimi i Vjosa Osmanit për President nga popullit, mblidhet sot për shqyrtim Komisioni për Legjislacion në Kosovë

05/03/2026 17:40

Pas kërkesës së Osmanit për amendamente kushtetuese, në orën 18:00 do të mblidhet për shqyrtim Komisioni për Legjislacion.

Njoftimi:

“Sonte, me fillim në ora 18:00, ne si Komision për Legjislacion, jemi ngarkuar zyrtarisht nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, me shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.
Këto amendamente synojnë një ndryshim të rëndësishëm në arkitekturën kushtetuese të Republikës: që Presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli jo vetëm që rrit legjitimitetin demokratik të institucionit të Presidentit, por edhe e çliron sistemin institucional nga bllokadat që mund të krijohen në proceset parlamentare.
Si Komision për Legjislacion, do ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet të plotë kushtetues dhe me përgjegjësinë që kërkon çdo ndërhyrje në tekstin themelor të Republikës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB