Përse Irani goditi bazën e RAF në Qipro? The Sun: Kishte armë amerikane “top secret”

05/03/2026 12:46

Droni iranian që goditi një bazë të ushtrisë britanike në Qipro, shënjestroi në fakt hangarin e saj të përdorur nga avionë amerikane mbikëqyrjeje me kodin “Top Secret”, shkruan The Sun.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj bazës në Akrotiri ishin “minimale”. Por një fotografi e siguruar nga The Sun tregon shkatërrimin e një pjese të hangarit që strehonte avionët amerikanë U-2.

Mediat e njohur thekson se një flotë avionësh U-2 “Dragon Ladies” është stacionuar në bazën e Akrotirit si pjesë e një misioni spiunazhi që zgjat prej dekadash, i koduar me emrin Olive Harvest. Avionët U-2 mund të grumbullojnë të dhëna inteligjence elektronike, realizojnë fotografi të detajuara të një cilësie të lartë dhe kontrollojnë atmosferën për rrezatime nga testet bërthamore.

Baza e RAF në Akrotiri strehon mbi 800 persona të forcave ushtarake dhe mijëra kontraktorë e të afërm të tyre. Ajo ka qenë objekt i kërcënimeve të vazhdueshme nga spiunët rusë dhe sulme të shumta kibernetike.

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me faktin që droni nuk u arrit të neutralizohej, dhe deklaroi me forcë se vendi i tij nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë operacion ushtarak. Mbretëria e Bashkuar ka dërguar anijen HMS Dragon, e cila pritet të mbërrijë në Qipro javën e ardhshme, së bashku me dy helikopterë Wildcat me kapacitete anti-dronë, teksa  Franca dhe Greqia kanë shtuar mbështetjen ushtarake në ishull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB