Ekskluzive/ Zbulohet numri i shqiptarëve rezidentë në Iran, burime diplomatike për TCH: S’kanë kërkuar ndihmë të largohen
Kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin promovues, Kryeministri Rama theksoi se ideja për botimin e këtij libri lindi nga miq dhe bashkëpunëtorë myslimanë që agjërojnë, të cilët e nxitën të përmblidhte reflektimet e mbajtura në këto mbrëmje.
Kryeministri tregoi edhe arsyen se përse nuk e botoi librin gjatë Panairit, duke u shprehur se donte të respektonte kohën e merituar të secilit autor në panair, duke e quajtur një moment të rëndësishëm për ta.
“Ka qenë shtysa të disa miqve mysliman që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Dhe e thashë dhe më parë, sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Arlinda e kishte gati librin përpara Panairit të Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile për ta nxjerrë në panair sepse vetvetiu do krijohej një tërheqje e pa merituar për gjithë ata autorë të tjerë që e kanë panairin një moment të rëndësishëm. Për mua, fjalë gdhendësi i fundit i mbetur në bulevardin e Tiranës është këtu sot me ne Aurel Plasari, dëshmia e faktit që sofra e iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard”, është shprehur kryeministri Rama.
Top Channel